Lindi në Vlorë, në vitin 1930. U arrestua 17 vjeç, më 11 maj 1947. Si shumë minorenë
të tjerë u dënua për krime politike, ndërkohë që mosha e formimit të vetëdijes
politike, e njohur me ligj, ishte 18 vjeç, kur individi kishte të drejtën të votonte.
Me vendim nr. 246, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi
fajtor për «tradhti ndaj atdheut», si dhe për «spiunazh». Për këto arsye e dënoi me 20 vjet privim lirie, me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave politike për 5 vjet kohë. Liruar më 26 nëntor 1960, vuajti 14 burg.

AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 299; Aranit Hoxha, Gjëmat e komunizmit në trevën e Vlorës (Vlorë: Triptik, 2013), 25, 59.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IX (Tiranë: ISKK, 2020), 52
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.