Lindi në 1927 në Dibër (sipas Kastriot Dervishit, në librin "Koalicioni Demokratik, opozita e parë shqiptare e pasluftës, ISKK, Tiranë 2023, u lind në vitin 1923 në Rekë të Dibrës). Më 24 korrik 1946, me vendim nr. 336, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «krime kundër shtetit, si sabotator e armiq të popullit», me 20 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile-politike baras me kohën e ndëshkimit.

Bëhej fjalë për përfshirjen e tij, bashkë me disa të rinj të tjerë, në një aktivitet simbolik opozitar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 270;
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.