| Niqifor Heqimi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Niqifor Heqimi |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1925 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Sabotator i luftës dhe i pushtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 2/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Pjesëmarrës në një grup të organizuar", |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 9/9/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi më 1925, në Vlorë. Më 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi fajtor si "sabotator i luftës dhe i pushtetit", me 10 vjet burg. Më 9 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi fajtor si "pjesëmarrës në një grup të organizuar", me 5 vjet burg, dhe humbjen e të drejtës civile për dy vjet. Më 1960, u dënua me 8 muaj punë korrektonjëse për «blerje të pasurisë shtetërore».
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 216.
