Nëpunës.Lindi në vitin 1916, në fshatin Bisakë të Fanit. Pas mbarimit të Konviktit të Oroshit, vazhdoi shkollën Françeskane në Shkodër. Në vitet 1943-1944 ishte nëpunës në Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Në vitet e para të regjimit komunist (1945-1946), u caktua nga Shefi i Arsimit të hapte shkollat në Srriqe të Fanit e në Qafë të Malit. Por si nip i Gjon Marka Gjonit, nuk mundi t’i shpëtojë valës së persekutimit. Me vendim nr. 692, datë 28.12. 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor "për bashkëpunim me tëarratisurit" dhe e dënoi me 15 vjet burg. Përfitoi nga një amnisti dhe u lirua më 2 tetor të vitit 1951. U arrestua sërish më 20 shtator 1969. U lirua pas kryerjes së dënimin, më 1976. U arrestua për herë të tretë më 1978, dhe më 27 korrik të po atij viti, u deklarua fajtor për "tradhti ndaj atdheut, në formën e kryerjes së detyrave për agjenturën e huaj" dhe për "agjitacion e propagandas kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U lirua më 21 mars të vitit 1991, pasi kish kryer gjithsej pak më shumë se 24 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 45
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.