Nikolle Marku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nikolle Marku |
Atësia: | Bardhok |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 12/8/1910 |
Datë Vdekja: | 16/8/1949 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Akuza: | "Bashkëpunim me kriminelë dhe të arratisur" |
Data Ekzekutimit: | 16/8/1949 |
Lindi më 12 gusht 1910, në Shkodër. Me vendim nr. 415, datë 21 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si "ndërlidhës me të arratisur" dhe e dënoi me 2 vjet burg. Me vendim nr. 98, datë 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me kriminelë dhe të arratisur" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, si dhe humbjen e përhershme të të drejtave.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 229