Lindi më 1 janar të vitit 1922, në Fier. Më 17 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi me vdekje si «disfatist në ushtri». Më vonë, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm e pataj në 30 vjet heqje lirie. U arrestua sërish më 1950, dhe më 1 shtator të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tentativë arrastisjeje» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie. U arrestua për të tretën herë më 1956, dhe më 21 dhjetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor «për krimin e tentativës së arratisjes për në një shtet të huaj armik» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 340.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.