| Nikolla Beça | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nikolla Beça |
| Atësia: | Andon |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1913 |
Djali i Andon Beçës, ish-ministrit të qeverisë së vitit 1943. U dënua me grupin e opozitarëve Koalicioni Demokratik, pasi u arrestua më 26 janar 1946. Kishte studiuar për inxhinieri në Paris, ku njohu bashkëshorten e ardhshme, Elenën. Ndërtuan familje në Tuluzë të Francës dhe më pas erdhën në Shqipëri. Në Shqipëri u mor me tregti. Pas dënimit të tij, Elena u burgos dhe më pas, u internua në Kamëz e Tepelenë, ndërkohë që vajza e tyre e vogël mbeti pa mbështetje.
Sipas stërmbesës së tij, Nikollën e vranë në burg në tortura.
Në foto: Niko Beça, bashkëshortja e tij, Elena dhe vajza e tyre, Kristiana.
Burimi: Artikull i Kastriot Dervishit në gazetën 55
