U lind në Kokërdhok të Matit në vitin 1919. U dënua dy herë dhe vdiq gjatë vuajtjes së dënimit në moshën 68-vjeçare.

Herën e parë u arrestua më 3.1.1964. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal. Citohej të kish thënë se “mish dhe vezë nuk bën toka”, si dhe kish përdorur fjalë fyese ndaj kryeministrit kinez Çu En Lai. Gjykata e Qarkut Tiranë me veprim në Peshkopi, me vendimin nr.9, datë 25.4.1964, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 7 vjet heqje lirie. U lirua më 4.8.1970 nga Reparti nr.309 Skrofotinë, Vlorë.

Më 8.7.1977, kur edhe i arrestuan djalin, u ngrit në përpunim aktiv 2A. U arrestua për herë të dytë më 10.5.1978, po për agjitacion e propagandë pasi citoheshin ankesat që kishte ndaj regjimit. Gjykata e Rrethit Mat, me vendimin e datës 28.7.1978, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Vdiq më 19.7.1987 në spitalin e burgut në Tiranë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.