| Nikoll Baci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nikoll Baci |
| Atësia: | Bac |
| Vendlindja: | Malkolaj |
| Vendbanimi: | Lezhë |
| Datëlindja: | 1908 |
| Datë Vdekja: | 1945 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korparmatës së 3-të Shkodër |
| Vendimi: | nr.21 |
Mori pjesë në një proces me 16 të pandehur që akuzoheshin si bashkëpunëtorë të Dedë Shabanit për kryengritjen e 20 janarit 1945. U akuzuan në bazë të nenit 1 të ligjit nr.21, datë 15.12.1944. Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korparmatës së 3-të Shkodër, e drejtuar nga major Hamit Keçi, me pjesëmarrjen e prokurorit Sotir Dodoni, me vendimin nr.21, datë 5.2.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë.
Burimi: https://kujto.al/11-te-pushkatuar-si-perkrahes-se-dede-shabanit-ne-shkoder/
