| Niko Joti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Niko Joti |
| Atësia: | Stefan |
| Vendlindja: | Rehovë, Kolonjë |
| Vendbanimi: | Ersekë |
| Datëlindja: | 1966 |
| Datë Vdekja: | 23/08/1990 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 23/08/1990 |
Lindi më 1966, në Rehovë, Kolonjë. Më 22 gusht 1990 u nis, së bashku me disa shokë, të largohej nga Shqipëria drejt Greqisë. Rojet shqiptare të kufirit i pikasën dhe hapën zjarr kundër tyre. N.J. u plagos në orët e para të datës 23 gusht dhe ka jetuar deri në mëngjes. Kur forcat e kufirit e gjetën të gjallë shtinë mbi të dhe e lanë të vdekur. Me vendim nr. 199, më 30 maj 1994, Gjykata Popullore e Kolonjës, vendosi njohjen e faktit të vrasjes në kufi nga forcat komuniste "për motive politike", të Niko Jotit, më 23 gusht 1990.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 823-824-825
