Internimi i tij, krahas disa personave të tjerë, u vendos në mbledhjen e datës 17.3.1959 të Komisionit të Internim-Dëbimeve. Arsyeja e internimit, sipas vendimit, ishte se Nik Martin Shyti paraqiste "rrezikshmëri arratisjeje". Ky vendim e internoi atë për 5 vjet, nga 10.1.1959-10.1.1964.

Sipas familjarëve, ai ka vuajtur dënimin në Savër të Lushnjës, nga është liruar, për arsye shëndetësore, në vitin 1960.  Në nëntor-dhjetor 1960, është arratisur me 11 anëtarë të familjes nga Velipoja me një lundër duke dalë në Ulqin.

Burimi: https://www.radiandradi.com/internimet-ne-diktature-tri-vendimet-e-interrnimit-te-lazer-radit-dokumente/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.