| Niazi Gorica | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Niazi Gorica |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 3/7/1913 |
| Datë Vdekja: | 24/8/1972 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 29/8/1950 |
| Akuza: | ''Krime kundra shtetit e popullit' |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 93 |
| Data e Vendimit: | 19/3/1951 |
| Gjykata: | Gjykata e Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 14/8/1962 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 6/8/1969 |
| Akuza: | ''Krim e agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor'', |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 550 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës |
Lindi më 3 korrik të vitit 1913, në Gjirokastër. U arrestua më 29 gusht 1950, dhe më 19 mars 1951, Gjykata e Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për ''krime kundra Shtetit e popullit'', dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me vendim nr. 93, datë 22 maj 1951. U lirua më 14 shkurt të vitit 1962. U arrestua sërish shtatë vjet më vonë, dhe më 6 gusht të vitit 1969, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për ''krimin e agjitacionit dhe të propagandës kundër Pushtetit popullor'', dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme (të pjesës së tij), konfiskimin e 155 dollarëve amerikanë si dhe të 4358 lekëve në monedhë shqiptare të depozituara në seksionin e financës, dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, me vendim nr. 550, datë 6 qershor 1969. Vdiq në burgun e Spaçit, më 24 shkurt të vitit 1972.
