Pjesëtar i grupit të Ballit Kombëtar për zonën e Qarrishtës, grup që drejtohej nga i ati, Jemin Biçaku dhe ku merrte pjesë edhe xhaxhai, Kapo Biçaku. Mori pjesë në rezistencën që ky grup i bëri hyrjes së partizanëve në zonë, por pa arritur t'i ndalnin ata.
U dorëzua bashkë me xhaxhanë në pranverë të vitit 1945 dhe u dënuan me nga 10 vjet burg. Nexhip Biçaku vdiq në burgun Nr. 2 në Tiranë, në vitin 1953, në moshën 36-vjeçare. Kockat e tij nuk u gjetën kurrë.
Xhaxhai, Kapoja, u lirua pas 7 vitesh burg, ndërsa i ati, Jemini që u dorëzua në vjeshtën e 1945-ës, u dënua me 15 vjet burg dhe u lirua pas 8 vitesh, për shkak të moshës.
Burimi: Familja
