Nesti Orolloga | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nesti Orolloga |
Atësia: | Vangjel |
Vendlindja: | Korçë |
Vendbanimi: | Korçë |
Datëlindja: | 1899 |
Profesioni: | Tregtar |
Tregtar, anëtar i Bashkimit Demokratik Shqiptar. Lindi në vitin 1899, në Korçë. Më 1943 u internua në Itali, prej nga u kthye në tetor 1944. U arrestua më 10 janar 1946. Në gjyqin që u zhvillua mes 17 qershorit e 2 korrikut të 1946-s kundër anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar, Gjykata e Lartë Ushtarake, me vendimin nr. 243, e deklaroi fajtor si “sabotator i pushtetit” dhe “armik i popullit” dhe e dënoi me 25 vjet burg, punë të detyrueshme, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. U arrestua më 10 janar 1946 dhe u lirua me dekretin nr. 3006, datë 23 nëntor 1959.
Burimi: Fondi 1, viti 2017, dosja 95, fl. 44-45
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 152