| Nesti Konomi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nesti Konomi |
| Vendlindja: | Korçë |
| Profesioni: | Komisioner tregtar |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| I Torturuar: | Po |
| Dënimi: | 10 muaj Burg |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Propagandë fetare" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
Lindi në Korçë. Kreu shkollën tregtare franceze në Bukuresht, punoi si komisioner tregtar. Në rini, shërbeu si krye psalt në Mitropolinë e Korçës. U aktivizua me lëvizjen komuniste, më 1945 u emërua shef i tregtisë në Durrës. U arrestua më 1946, pasi e torturuan 10 muaj në hetuesi, u lirua pa u dënuar. Pas lirimit punoi në ndërtim, por rastisi që një herë u takua me Enver Hoxhën, të cilin e njihte personalisht. “A po vjell vrer kundër Pushtetit, që ke përfunduar në llaç, o Nesti?” e pyeti ai. Pas këtij takimi, u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg "për propagandë fetare".
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 310
