| Neshet Merkaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Neshet Merkaj |
| Vendlindja: | Mavrovë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1934 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 14/2/1968 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Lindi në Mavrovë, në vitin 1934. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Vlorë në fshatin Mavrovë të Vlorës, prej datës 14 shkurt 1968 deri më 30 shtator 1991
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 296
