| Nerinda Lulaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nerinda Lulaj |
| Vendlindja: | Mat |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1968 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1976 |
| Fundi i Internimit: | 1981 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1968, në Mat. U dëbua për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Matit në Hajmel të Shkodrës, prej vitit 1976 deri më 1981.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 107
