| Nerime Frroku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nerime Frroku |
| Atësia: | Makbule |
| Vendlindja: | Korfuz, Greqi |
| Datë Vdekja: | 11/8/1927 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë, tentativë arratisje" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 7/5/1953 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 1965 |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 31/12/1965 |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e Tiranës |
Lindi në Korfuz të Greqisë, më 11 shtator të vitit 1927. Më 7 maj 1953, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "krimin e tentativës së arratisjes dhe të agjitacionit e propagandës kundër shtetit", dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Ky vendim u ndryshua nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, i cili e dënoi për krimin e mësipërm me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1965, dhe më 31 dhjetor të po atij viti, Gjykata Popullore e Tiranës, mbështetur në nenin 180/I të K. Penal, e dënoi me 4 vjet heqje lirie.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 82-83
