Nelo Dedgjoni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Nelo Dedgjoni |
Atësia: | Hasim |
Vendlindja: | Memaliaj |
Vendbanimi: | Tepelene |
Datëlindja: | 1890 |
Datë Vdekja: | 1944 |
Nelo Dedgjoni u lind në një familje tepelenase. Në rininë e tij, ishte një nga mbështetësit kryesor të zonës së Dervenit për kryengritjen kundër turqve. Për t’i shpëtuar përndjekjes së turqve, të cilët donin ta arrestonin, u largua në SHBA ku qëndroi 20 vjet. Gjatë qëndrimit në SHBA, 10 vjet punoi për shoqatën Vatra duke qenë një nga financuesit e saj dhe të Luftës së Vlorës. Pas kthimit, krijoi familjen e tij në Memaliaj. Në mbrëmjen e 29 janarit të vitit 1944, kur forcat e Ballit Kombëtar u rrethuan në kalanë e Tepelenës nga batalioni “Baba Abaz”, negocioi fort që të dorëzoheshin 4-5 krerë të Ballit, në mënyrë që të shmangej një përplasje që do të sillte viktima nga të dy palët. U dorëzua edhe vetë bashkë me 4 të tjerë. Në datë 3 shkurt 1944, para gjyqit të zhvilluar nga partizanët, deklaroi se ishte antikomunist. U pushkatua në Bënçë, ku trupi i tij dergjet edhe sot, me gjithë përpjekjet e familjarëve për të gjetur eshtrat.
Dekoruar "Martir i Demokracisë".