| Neim Cenaj (Ceno) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Neim Cenaj (Ceno) |
| Atësia: | Habib |
| Vendlindja: | Gllavë, Tepelenë |
| Datëlindja: | 1/1/1913 |
| Profesioni: | Mësues |
| Datë Vdekja: | 22/3/1972 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Neim Cenaj (Ceno) u lind më 1.1.1913 në Gllavë të Tepelenës. Ishte mësues me shkollë Normale. U dënua tri herë nga regjimi komunist dhe vdiq gjatë vuajtjes së dënimit në vitin 1972.
Në vitin 1945 u përfshi në një proces me 19 persona të tjera. U akuzua se kish hedhur parulla kundër pushtetit. Këshilli Gjyqësor Ushtarak Fier, me vendimin nr.140/159, datë 21.10.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi 2 vjet me kusht.
Herën e dytë u arrestua më 4.10.1948. U akuzua në bazë të neneve 4 e 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946.
Gjykata Ushtarake Gjirokastër, me vendimin nr.43, datë 11.7.1949, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie e punë të detyruar, për pjesëmarrjen në kryengritjen e Zhapokikës. U la në fuqi me vendimin nr.93, datë 6.8.1949 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. U lirua më 1.1.1956.
Punonte punëtor krahu në ndërmarrjen pyjore, kur u arrestua për herë të tretë më 20.2.1967. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal për agjitacion e propagandë. Gjykata e Qarkut Vlorë, Dega Berat, me vendimin nr.4, datë 6.4.1967, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet dhe pagimin 25.2 lek shpenzime gjyqësore. U la në fuqi me vendimin nr.71, datë 9.5.1967 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Vuajti dënimin në Repartin nr.309 Ballsh. Në gjendje në rënduar nga mëlçia, u soll në pavijonin nr.7 të spitalit nr.2 Tiranë, ku edhe ndërroi jetë më 22.3.1972.
