| Nebi Memushi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nebi Memushi |
| Vendlindja: | Gjorm |
| Vendbanimi: | Gjorm |
| Datëlindja: | 1900 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Gjatë operacionit fashist ka qenë efektiv në ushtrinë e Ballit Kombëtar dhe ka luftuar kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe ka bashkëpunuar me Sadik Premten, pas çlirimit ka strehuar Sabri Beqirin" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 4 |
| Data e Vendimit: | 1/8/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
Lindi në Gjorm, në vitin 1900. Me vendim nr. 4, datë 1 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se "gjatë operacionit fashist ka qenë efektiv në ushtrinë e Ballit Kombëtar dhe ka luftuar kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe ka bashkëpunuar me Sadik Premten", se "pas çlirimit ka strehuar Sabri Beqirin" dhe e dënoi me tre vjet heqje lirie (punë të rëndë dhe të detyruar), humbjen e te drejtave qytetare për aq kohë sa dënimi, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 284
