Ndue Progni | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ndue Progni |
Atësia: | Nosh |
Vendlindja: | Selcë |
Datëlindja: | 5/4/1923 |
Datë Vdekja: | 25/8/1952 |
Ekzekutimi | |
Akuza: | "Kundërshtar të regjimit" |
Data Ekzekutimit: | 25/8/1952 |
Vendi Ekzekutimit: | Valbonë, Tropojë |
Lindi në Selcë, më 5 prill 1923. Me vendim nr. 427, datë 23 qershor 1994, Gjykata e Rrethit Tropojë vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për motive politike të të ndjerit Ndue Nosh Progni nga forcat e ndjekjes së rregjimit komunist, si kundërshtar i këtij rregjimi, më 25 gusht 1952, në vendin e quajtur Valbonë të rrethit Tropojë.
Ishte vëllai i Gjelosh Prognit. Dy vëllezërit ishin pjesë e kryengritjes antikomuniste të Nikaj-Mërturit në vitin 1946. I kërcënuar për tu arrestuar, Ndue Noshi u arratis në Jugosllavi. Në vitin 1952, ai u kthye në Shqipëri me qëllim për të marrë të afërmit por u kap nga oficerët e Sigurimit dhe u pushkatua. Trupi i tij u tërhoq zvarrë nëpër qytetin e Bajram-Currit, me qëllim për tu bërë terror në pjesën tjetër të popullsisë.