| Ndue Gjon Progni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndue Gjon Progni |
| Atësia: | Gjon |
| Vendlindja: | Tropojë |
| Datëlindja: | 28/1/1917 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 30/3/1948 |
| Fundi i Internimit: | 1952 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Tropojë më 28 janar 1917. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Bajram Curri, në rrethin Berat/Tepelenë/Gjirokastër, prej datës 30 mars 1948, deri në vitin 1952, për çështje politike për shtetasin Ndue Gjon Prognin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 385
