Lindi në katundin Fregën të Dibrrit. Doli në mal bashkë me të birin, Kolë Ndue Nikollin, pas dhunës fizike që ushtroi mbi ta Toger Baba, me pretekstin e mosdorëzimit të armëve. Në fund të vitit 1948, familja e tyre pesë anëtarëshe u internua në Tepelenë. Atje vdiq djali dy vjeç i Kolës. Të rrethuar nga forcat e ndjekjes, u vranë atë e bir më 20 korrik 1952, në malin e Kreshtës së Kashnjetit. Trupat e tyre të pajetë i tërhoqën zvarrë nëpër qytetin e Lezhës për t’i ekspozuar dhe i groposën në breg të lumit Drin.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 112.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.