Lindi në fshatin Kaftallë të Mirditës. Bashkë me të vëllanë, Ndrecë Pjetër Ndojn kish qenë në shërbim të kapidanit, Gjon Marka Gjonit [shih]. Për këtë arsy u arrestua dhe iu nënshtrua hetuesisë në Shkodër. U internua në kampin e Tepelenës, ku dhe vdiq më 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 29