Lindi më 7 janar të vitit 1917, në Shkodër. Kishte mbaruar studimet e larta në Romë, me Medalje të Artë.

Më 17 dhjetor 1952, me vendim nr. 311, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut", për "vepra terroriste" dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 17 vjet heqje lire.

Sipas Prelë Sykut, në dëshminë e dhënë për "Zërat e Kujtesës", Vëllimi IV, botim i ISKK, i gjykuar në të njëjtin grup si bashkëpunëtor i "Komitetit të Maleve", dikush i kishte shkuar Ndrekë Kakarriqit në zyrë në Lezhë dhe i kishte thënë se ishte emëruar anëtar i Komitetit të Maleve. Ai nuk kishte pranuar apo firmosur gjë, por as nuk kishte denoncuar dhe për këtë arsye u dënua.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 116
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.