| Ndrekë Kakarriqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndrekë Kakarriqi |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 7/01/1917 |
| Profesioni: | Avokat |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut", "vepra terroriste", "agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 17 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 311 |
| Data e Vendimit: | 17/12/1952 |
| Gjykata: | Gjykata e Tiranës |
Lindi më 7 janar të vitit 1917, në Shkodër. Kishte mbaruar studimet e larta në Romë, me Medalje të Artë.
Më 17 dhjetor 1952, me vendim nr. 311, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut", për "vepra terroriste" dhe për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 17 vjet heqje lire.
Sipas Prelë Sykut, në dëshminë e dhënë për "Zërat e Kujtesës", Vëllimi IV, botim i ISKK, i gjykuar në të njëjtin grup si bashkëpunëtor i "Komitetit të Maleve", dikush i kishte shkuar Ndrekë Kakarriqit në zyrë në Lezhë dhe i kishte thënë se ishte emëruar anëtar i Komitetit të Maleve. Ai nuk kishte pranuar apo firmosur gjë, por as nuk kishte denoncuar dhe për këtë arsye u dënua.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 116
