Ndrec Marku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ndrec Marku |
Vendlindja: | Mnelë , Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1905 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 7/1/1945 |
Akuza: | "Krime kundër shtetit" |
Dënimi: | 2 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 143 |
Data e Vendimit: | 14/7/1945 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Shkodrës |
Data e Lirimit: | 1947 |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 7/7/1947 |
Akuza: | "Armik i popullit" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Lindi në Mnelë të Shkodrës, në vitin 1905. U arrestua më më 7 janar 1945. Me vendim nr. 143, datë 14 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e shpalli fajtor për "krime kundër shtetit" dhe e dënoi me dy vjet burgim, konfiskim të pasurisë dhe me humbjen e të drejtave civile dhe politike baraz me kohën e dënimit. U arrestua sërish më 7 korrik 1947, dhe më 6 shtator 1947 u deklarua "armik i popullit" dhe u dënua me vdekje. Me vendim të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në 20 vjet privim lirie. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor dënimi iu zbrit në 10 vjet burgim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 228