| Ndoj Daka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndoj Daka |
| Atësia: | Tomë |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1896 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1946 |
| Akuza: | “Krimin e sabotimit të reformës agrare në bashkëpunim“ |
| Dënimi: | 18 vjet Burg |
| Vendimi: | 18 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës,4 nëntor 1963 Gjykata Popullore e Shkodrës,nr 64, 10,14 Gjykata e Qarkut të Shkodrës |
Lindi në Shkodër, në vitin 1896. Më 18 shtator 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me dy vjet heqje lirie për «krimin e sabotimit të reformës agrare në bashkëpunim». U arrestua sërish më 1963, dhe më 4 nëntor të po atij viti, Gjykata Popullore e Shkodrës e dënoi me një vit burg për «krimin e fyerjes së përfaqësuesit të pushtetit». Më 1 dhjetor 1965, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e shpalli fajtor në bazë të neneve 64, 10 e 14 të Kodit Penal, dhe e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 740.
