| Ndoc Precaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndoc Precaj |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1962 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 30/10/1985 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut e mbetur në tentativë arratisjeje, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 12 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 4 |
| Data e Vendimit: | 9/10/1985 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 4 |
| Data e Vendimit: | 7/10/1985 |
Lindi në Shkodër, në vitin 1962. Me vendim nr. 4, datë 9 tetor 1985, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut e mbetur në tentativë arratisjeje, agjitacion e propagandë». Për këtë u dënua nga kjo gjykatë me 12 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 30 tetor 1985. Me vendim nr. 4, datë 7 tetor 1985, Kolegji Ushtarak Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe për këtë u dënua me 15 vjet heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 346
