Lindi në Shkodër, në vitin 1928. Me vendim nr. 45, datë 19 prill 1950, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup antipushtet» dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. Me vendim nr. 244, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) ka ndryshuar vendimin e mësipërm në 6 vjet heqje lirie (punë të detyruar). Dënimi filloi të zbatohet më 2 shtator 1949.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 264
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.