| Ndoc Paci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndoc Paci |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1928 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/9/1949 |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në një grup antipushtet" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 45 |
| Data e Vendimit: | 15/11/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 6 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 244 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë |
Lindi në Shkodër, në vitin 1928. Me vendim nr. 45, datë 19 prill 1950, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup antipushtet» dhe e dënoi me 8 vjet privim lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. Me vendim nr. 244, Gjykata e Lartë (Kolegji Ushtarak) ka ndryshuar vendimin e mësipërm në 6 vjet heqje lirie (punë të detyruar). Dënimi filloi të zbatohet më 2 shtator 1949.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 264
