| Ndoc Naraçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndoc Naraçi |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1891 |
| Profesioni: | Inxhinier |
| Datë Vdekja: | 1988 |
| Vënd Vdekja: | Shkodër |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1945 |
| Akuza: | “kriminel lufte” dhe “armik i popullit” |
| Dënimi: | 30 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 30/4/1945 |
| Gjykatësi: | Gjykata Speciale e Tiranës |
Inxhinier, Drejtor i Postë-Telegrafëve, një nga themeluesit e Radio Tiranës, zëvendësministër i Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave, ministër i Punëve Botore. Lindi në vitin 1891, në Shkodër. Studimet e larta për inxhinieri i kreu në Universitetin Politeknik të Vjenës. Në vitet 1933-1944 (me dy ndërprerje të vogla) ishte Drejtor i Postë-Telegrafëve, kurse në vitet 1935-1936 dhe 1943 (për një muaj) ministër i Punëve Botore. U arrestua në vitin 1945 dhe më 13 prill po të atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 30 vjet burg dhe punë të detyruar si “kriminel lufte” dhe “armik i popullit”. U lirua më 1958 dhe jetoi në qytetin e lindjes në kushte tejet të vështira. Vdiq në vitin 1988, në Shkodër.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 12
