| Ndoc Gjoni | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ndoc Gjoni |
| Atësia: | Palok |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1922 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | ”Armik i popullit“ |
| Dënimi: | Burgim të përjetshëm Burg |
| Vendimi: | Nr. 2, 22 mars 1952, Gjykata e Lartë |
Lindi më 1922, në Shkodër. Më 26 maj 1945, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi si ”armik i popullit“ me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtës civile e politike për aq kohë sa është dënuar. Më 22 mars 1952, me vendim nr. 2, Gjykata e Lartë e dënoi për ”sabotim ekonomik“, me burgim të përjetshëm, punë të detyruar, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave. U lirua para kohe me kusht.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 346-347
