| Nazif Hoxha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nazif Hoxha |
| Vendlindja: | Fier |
| Datëlindja: | 1922 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/6/1945 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1922, në Fier. Është internuar për motive politike. Më 18 gusht 1992, me vendim nr. 16, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Fieri në Krujë, prej 10 qershor 1945 deri më 5 tetor 1947. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berat në Fier, nga 1971 deri më 30 shtator 1991, për motive politike.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 268.
