| Naun Kondakçiu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Naun Kondakçiu |
| Atësia: | Kozma |
| Vendlindja: | Lushnjë |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1934 |
| Datë Vdekja: | 12/1966 |
| Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut, mbetur në veprime përgatitore" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 4/03/1966 |
| Gjykata: | Gjykata e Tiranës |
Lindi më 1934, në Lushnjë. Nisi studimet për inxhinieri mekanike në Rusi të cilat nuk i përfundoi për shkak të prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik.
Më 4 mars 1966, Gjykata e Tiranës, e dënoi "për tradhti ndaj atdheut, mbetur në veprime përgatitore", me 7 vjet burg. Dënimi iu zbrit në 5 vjet burg.
Në dhjetor 1966, tenton të arratiset nga kampi-burg i Laçit. Ekzekutohet gjatë arratisë. Trupi i tij i pajetë sillet për demonstrim në kamp. Familja nuk i ka gjetur kurrë eshtrat.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 304
