| Nasho Mejdi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nasho Mejdi |
| Vendlindja: | Ksamil |
| Vendbanimi: | Ksamil |
| Datëlindja: | 1918 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
Lindi në Ksamil, në vitin 1918. U arrestua më 23 nëntor 1974, dhe me vendim nr. 110, datë 25 tetor 1975, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut" me pushkatim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 266
