| Namik Hysenbegasi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Namik Hysenbegasi |
| Atësia: | Zenel |
| Gjyqi | |
| Prokurori: | Faik Minarolli |
| Vendimi: | nr.109 |
| Data e Vendimit: | 6/9/1950 |
| Gjykatësi: | Loni Dimoshi |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Korçë |
Ishte 19 vjeç kur e arrestuan së bashku me disa persona të tjerë. Akuzoheshin në bazë të neneve 2 e 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946 dhe nenit 3 të dekretligjit nr.741, datë 17.11.1949 se kishin pasur qëllim “diskreditimin e policisë dhe pushtetit popullor”, duke organizuar një “grup kundërshtar” që bënte mbledhje, agjitonte, hidhte parulla e dëmtonte pasurinë socialiste, “nënvlerësonte forcat e kampit demokratik përpara forcave imperialiste”, ndante trakte në Pogradec e Korçë, etj.
Gjykata Ushtarake Korçë i dha dënimin maksimal nga të gjithë anëtarët e grupit, duke e dënuar me 20 vjet privim lirie e punë të detyruar. Iu kthye në 15 vjet.
U përjashtuan nga konfiskimi i pasurisë sepse nuk posedonin. Të gjithëve iu hiqeshin të drejtat zgjedhore për 3 vjet (pasi të mbaronin dënimin). Kur e arrestuan, i ati, Zenel Hysenbegasi, ish-Prefekt i Korçës, ndodhej në burg.
Vuajti në burgun e Burrelit. Pasi u lirua, punoi në kooperativë derisa doli në pension.
