| Namik Hoxha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Namik Hoxha |
| Vendlindja: | Bozhigrad, Devoll |
| Datëlindja: | 1942 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/8/1962 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 11/10/1962 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 8/3/1974 |
Lindi më 1942, në Bozhigrad, Devoll. Arrestuar më 24 gusht 1962. Më 11 tetor 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut», me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Liruar më 8 mars 1974.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 267.
