| Naim Kulla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Naim Kulla |
| Vendlindja: | Durrës |
| Vendbanimi: | Sallmone, Durrës |
| Datëlindja: | 1954 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 20/11/1960 |
| Fundi i Internimit: | 7/5/1964 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1954, në Durrës. Është dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 26, më 11 dhjetor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit, nga Durrësi në Sallmone (Durrës), prej 20 nëntor 1960, deri më 7 maj 1964.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 372
