| Nadjezhda Kabashi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Nadjezhda Kabashi |
| Atësia: | Kostandin |
| Vendlindja: | Moskë, Rusi |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 30/12/1929 |
| Profesioni: | Inxhiniere pyjesh |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 12/8/1973 |
| Akuza: | Agjitacion e propagandë |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Prokurori: | Drita Xhillari |
| Vendimi: | nr.566 |
| Data e Vendimit: | 27/12/1973 |
| Gjykatësi: | Andrea Varfi |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Tiranë |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 4/7/1975 |
| Dënimi: | 21 vjet Burg |
| Prokurori: | Edmond Sanxhaku |
| Vendimi: | nr.9 |
| Data e Vendimit: | 17/4/1976 |
| Gjykatësi: | Liri Gjoliku |
| Gjykata: | Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë |
| Data e Lirimit: | 13/1/1986 |
Nadjezhda Kostandin Kabashi (Sidorova), lindur më 30.12.1929 në Moskë, erdhi në Shqipëri në vitin 1955. Ishte e martuar me një fëmijë. Banonte në Shkodër, me profesion inxhiniere në ndërmarrjen pyjore.
Mori shtetësinë shqiptare me dekretin nr.4978, datë 1.7.1972 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në vitet 1973-1986, pasi u dënua e ridënua, vuajti plot: 12 vjet, 5 muaj, 1 ditë heqje lirie. Hyri në burg në moshën 44 vjeçe, e doli prej andej kur ishte 57 vjeç. U lirua më 13.1.1986 nga Reparti nr.318 Kosovë.
