| Myzejen Kërtusha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Myzejen Kërtusha |
| Vendlindja: | Krujë |
| Vendbanimi: | Arapaj, Durrës |
| Datëlindja: | 1938 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/06/1951 |
| Fundi i Internimit: | 5/04/1962 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Myzejen Kërtusha Nerlika, lindi më 1938, në Krujë. Është internuar "për çështje politike". Me vendim nr. 25, më 23 korrik 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit, nga Durrësi në Arapaj Durrës, prej 10 qershor 1951 deri më 5 prill 1962.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 219
