Nga Kolonja. U dënua dy herë gjatë regjimit komunist.

Herën e parë, u dënua në vitin 1953, për tentativë arratisjeje, me 8 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1956, pasi përfitoi nga një amnisti.

Në janar 1959, u arrestua për herë të dytë. U akuzua për "tradhti të lartë ndaj atdheut", "diversion ndaj pushtetit popullor" dhe "agjitacion dhe propogandë". Me bashkim dënimesh, u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Bashkëshorten me tre fëmijët, ku më i madhi ishte 7 vjeç dhe dy vëllezërit i internuan në Savër të Lushnjës.

Në vitin 1973, ndodhej në burgun e Spaçit. U lirua nga burgu në vitin 1978. Fillimisht shkoi të jetojë në Gradishtë të Lushnjës tek i vëllai dhe më pas, te i biri.

Burimi: Familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.