Myslym Berisha | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Myslym Berisha |
Atësia: | Ram |
Vendlindja: | Luzhë, Tropojë |
Vendbanimi: | Mamurras |
Datëlindja: | 1928 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 23/3/1950 |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Prokurori: | Memisha Stepa |
Vendimi: | nr.163 |
Data e Vendimit: | 9/7/1952 |
Gjykatësi: | Rasim Dedja |
Gjykata: | Gjykata Speciale e Sigurimit |
Myslym ose Myslim Berisha u lind në vitin 1928 në Luzhë të Tropojës dhe banonte në Mamurras. Ishte një prej ushtarëve të Abaz Kupit, gjatë luftës. Ndër më të rinjtë e çetave antikomuniste.
Ishte burgosur një herë më 23 mars 1945, por kur doli në gjyq, në shtator 1945, mori pafajësinë. Prej tetorit 1946 qëndronte i arratisur. Ishte rekrutuar prej sigurimit me premtimin se do të hynte në çetën e Ibrahim Bomit dhe do ta vriste atë. Por posa shkoi në çetë, pasi i tregoi Bomit, u bashkua me të dhe qëndroi në mal.
U arrestua më 23 mars 1950, ndërsa ndiqeshin anëtarët e organizatës anti-pushtet "Grupi i Rezistencës" dhe elementë antikomunistë. Gjykata Speciale e Sigurimit të Shtetit e dënoi me 15 vjet burg si "bashkëpunëtor tradhtar". U lirua nga burgu me kusht, pas vendimit të datës 27.7.1956 të Gjykatës së Lartë.