| Myrto Kërma | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Myrto Kërma |
| Vendlindja: | Progonat, Tepelenë |
| Datëlindja: | 1890 |
| Datë Vdekja: | 28/02/1944 |
| Vënd Vdekja: | Qafë, Muzinë |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 28/02/1944 |
| Vendi Ekzekutimit: | Qafë, Muzinë |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat e regjimit komunist |
Lindi në vitin 1890, në Progonat të Tepelenës. Gjatë luftës luftoi në radhët e forcave të Ballit Kombëtar. U vra në përpjekje me forcat partizane. Më 23 gusht 1993, me vendim nr. 294, Gjykata e Tepelenës njohu faktin e vrasjes së tij pa gjyq "për motive politike" nga forcat e regjimit komunist më 28 shkurt 1944, në Qafë të Muzinës.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 218
