| Myrteza Beqiri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Myrteza Beqiri |
| Vendlindja: | Elbasan |
| Datëlindja: | 6/8/1963 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Veprë penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes" |
| Dënimi: | 12 vjet e 6 muaj ,18 vjet Burg |
| Vendimi: | 4 prill 1981, Gjykata e Rrethit të Elbasanit |
Lindi më 6 shkurt të vitit 1963, në Elbasan. Më 4 prill 1981, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor «për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes mbetur në përgatitje» dhe e dënoi me 12 vjet e 6 muaj heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1989, dhe më 9 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor «për krimin e arratisjes jashtë shtetit mbetur në fazën e përgatitjes» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë (dënim i kombinuar).
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 332.
