U lind në vitin 1883 në Zues. U arrestua më 12.10.1946 për përfshirje në kryengritjen e Postribës dhe u gjykua me një grup prej 8 personash në një nga proceset për këtë ngjarje, të ndryshme nga ai i pari.

Të gjithë të pandehurit sipas akuzës kishin bërë mbledhje dhe përgatitje për kryengritjen e 9 shtatorit 1946 për të sulmuar Shkodrën, por lajmi nuk u kishte ardhur në kohën e duhur.

Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.504, datë 22.12.1947, i deklaroi fajtorë.  Mustafa Vela u dënua me 10 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen 5 vjet të të drejtave politike e civile. Por duke iu bashkuar edhe një dënim tjetër, u dënua me 20 vjet privim lirie.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.