| Mustafa Malaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mustafa Malaj |
| Vendlindja: | Fier |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1926 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit, kriminel lufte, ka marrë pjesë në të gjitha operacionet e bandës terroriste kundër popullit" |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | I përjetshëm Burg |
| Vendimi: | Nr. 316 |
| Data e Vendimit: | 3/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykatëa e Lartë Ushtarake |
Lindi në Fier, në vitin 1926. Me vendim nr. 103/119, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi "armik të popullit" dhe "kriminel lufte", se "ka marrë pjesë në të gjitha operacionet e bandës terroriste kundër popullit" dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më datë 3 tetor 1945, me vendim nr. 316, datë 3 tetor 1945, të Gjykatës së Lartë Ushtarake, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm dhe punë të detyruar (dënim i kombinuar).
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 169
