| Mustafa Hoxha | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mustafa Hoxha |
| Atësia: | Arif |
| Vendlindja: | Borje, Kukës |
| Vendbanimi: | Kukës |
| Datëlindja: | 1993 |
| Profesioni: | Hoxhë |
Mustafa Arif Hoxha, me profesion imam, u internua familjarisht me bashkëshorten Dude Sherifi Hoxha, vajzat Simba dhe Ajshe dhe djalin Hafiz, për motive politike nga Kukësi në Tepelenë nga viti 1948-1952.
Dy djemtë më të rritur, Zylfi e Bajram, që në kohën e internimit të familjes ishin ushtarë, u dënuan më pas.
Nga një raport i Kombeve të Bashkuara, i gjetur nga familjarët e Mustafa Hoxhës, mësohet se imami ka dëshmuar për qindra humbjet e jetëve në kampin e Tepelenës.
Në vitin 1953, pasi ishte liruar nga internimi, ai arratiset në Jugosllavi.
