| Mustafa Gjinishi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mustafa Gjinishi |
| Vendlindja: | Peqin |
| Datëlindja: | 1912 |
| Datë Vdekja: | 1944 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 1912 |
Lindi në Peqin më 1912. Kreu Shkollën e Mesme Teknike, Tiranë. Më 1935, u dënua me vdekje, si pjesëmarrës në një lëvizje për përmbysjen e pushtetit me dhunë. Me pushtimin e Shqipërisë (1939), u arratis nga burgu dhe shkoi në Jugosllavi. Më 1942, u caktua nga PKSH si komisar i Çetës së Pezës. U integrua në strukturat e larta të PKSH dhe UNÇSH. U vra pabesisht në pritë nga partizanët, më 1944, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Miladin Popoviçit. Prita u organizua nga Liri Gega, e cila, pas vrasjes, i shkroi Enver Hoxhës: “Puna e Mustafait mbaroi”. PKSH e propagandoi vdekjen e tij si vrasje në përpjekje me gjermanët.
Burimi: Uran Butka, Ringjallje, (Tiranë: Phoenix, 1995), 238-61; Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 843-44.
